Ferronikeli nesër ndërpret prodhimin
Prishtinë, 31 mars - NewCo Ferronikeli Complex, anëtar i grupit të kompanive Cunico Resources NV, ka njoftuar se do të ndërmarrë një ndërprerje të pa planifikuar dhe të menjëhershme të prodhimit në fabrikën e saj në Drenas, duke filluar nga 1 prilli.
Kjo për shkak të problemeve teknike të zbuluara kohëve të fundit me pajisje të caktuara në fabrikë, të cilat kanosin sigurinë në fabrikë, krijojnë rrezikun që të shkaktohet dëm i pariparueshëm i pajisjeve dhe, kështu, detyron vendosjen e menjëhershme të fabrikës në gjendje për riparim, si dhe rënies së vazhdueshme të çmimit të nikelit në tregun e metaleve, e cila po shkakton humbje të konsiderueshme për grupin, thuhet në komunikatën për media të NewCo Ferronikeli Complex.
Në fabrikë do të implementohet Plani i Mirëmbajtjes dhe Kujdesit (CAMP). CAMP do të përfshijë rinovimin e furrës rrotulluese dhe furrës elektrike në linjën 1, si dhe pajisjeve të tjera mirëmbajtëse. Procesi është i planifikuar të zgjasë përafërsisht 90 ditë. Menaxhmenti i NewCo Ferronikelit beson se, pas përfundimit të suksesshëm të CAMP, prodhimi do të rifillojë atëherë kur nuk do të ketë probleme teknike të papritura dhe kur kushtet e tregut do të jenë të përshtatshme, thuhet në komunikatën për media të NewCo Ferronikeli Complex. Grupi Cunico Resources u janë mirënjohës të gjitha palëve të përfshira në Republikën e Kosovës për mbështetjen e dhënë gjatë dekadës së fundit.
Të gjithë punëtorët, bankat, furnizuesit, klientët dhe Qeveria, së bashku me aksionarët e Cunico Resources, e kanë bërë kompaninë NewCo Ferronikeli kampion të vërtetë të investimeve të huaja në Republikën e Kosovës që nga viti 2006. Cunico Resources janë të përkushtuar që NewCo Ferronikeli të ketë qëndrueshmëri për një të ardhme afatgjatë dhe dëshiron ti sigurojë të gjitha palët e përfshira që do të punojnë në mbrojtjen e interesave të tyre në kushtet e tanishme të tregut, thuhet në komunikatën për media të NewCo Ferronikeli Complex.