Ferronikeli në krizë, ndal prodhimin
Drenas, 30 mars - NewCo Ferronikeli Complex, si pjesë e Cunico Resources NV, që disa vite është duke operuar me humbje, kryesisht si pasojë e çmimit të ulët të nikelit në berzë, por edhe arsye te tjera
Tashmë disa vite, Cunico Resources ka vazhduar të financojë humbjet operacionale të NewCo Ferronikeli Complex, shkaku i dallimit mes kostos së prodhimit dhe kostos së shitjes.
Si pasojë e këtyre humbjeve të vazhdueshme dhe me qëllim që të stabilizojë dhe ta ringjall kompaninë, në fund të vitit 2015, njëri nga aksionarët e Cunico-së, IMR BV, në mënyrë që të ofrojë likuiditet në kompani, ka bërë blerjen e shumicës së aksioneve dhe tani ka në pronësi më shumë se 90%, të kompanisë Cunico.
Në Janar 2016, është ristrukturuar menaxhmenti i Cunico-së duke e përfshirë edhe NewCo Ferronikelin.
Menaxhmenti i ri po merret me situatën e trashëguar e cila është vështirësuar edhe më shumë me kolapsin e vazhduar të çmimit të Nikelit në berzë.
Pas analizave të thukta dhe të kujdesshme nga menaxhmenti i ndërmarrjes dhe specialistë të fushës, aksionarët e Cunico-së kanë vendos që këto vështirësi ti adresojnë duke e futur NewCo Ferronikelin në Plan të Mirëmbajtjes dhe Kujdesit (Care and Maintenance Plan CAMP), duke filluar në Prill 2016.
Në prill, prodhimi do të ndalet dhe do të filloj riparimi i furrave dhe linjave prodhuese. Ky proces në ndërmarrje pritet të zgjasë rreth 90 ditë.
Cunico Resources dëshiron të sigurojë të gjithë punëtorët e NewCo Ferronikelit se askush nga ta nuk do të largohet nga puna gjatë kësaj periudhe, dhe se të gjithë punëtorët do të mbesin pjesë e kompanisë.
Gjithashtu kompania do të vazhdoj të punojë me partnerët e saj (kontraktorët) që janë shumë të rëndësishëm për tejkalimin e kësaj situate.
Menaxhmenti i NewCo Ferronikelit, dëshiron të kërkojë nga të gjitha palët, duke filluar nga punëtorët e saj, komunat përkatëse, Qeveria e Kosovës, kontraktorët dhe komuniteti në përgjithësi, që ta përkrahin kompaninë në këtë kohë të vështirë.
Menaxhmenti i kompanisë beson se bashkërisht do të arrijnë ta tejkalojnë edhe këtë situate dhe kompania të kthehet me operim normal, posa të krijohen kushte më të mira.
Në ndërkohë, aksionarët dhe menaxhmenti i kompanisë do të bëjnë gjithçka që është e mundur që ti përmirësojnë kushtet dhe rrethanat e punës, të përmirësojnë procesin dhe koston e prodhimit në mënyrë që prodhimi të fillojë sa më shpejtë që të jetë e mundur.