19 Maj 2024

Ferronikeli ka standarde ambientale me kritere evropiane

Prishtinë, 9 gusht - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu me rastin e pritjes së një delegacioni nga NewCo Ferronikeli, të udhëhequr nga Drejtori Gjeneral Jannis Moutafis, ka thënë së rëndësia e investorëve të huaj të pranishëm në Kosovë është mëse e nevojshme për aktualitetin ekonomik të Kosoves.

\"Mbështetja e tyre është garancë në rend të parë që të arrihen efektet ekonomike të doemosdoshme siç është punësimi, prodhimi, përmirësimi i bilancit të pagesave por mbi të gjitha është e rëndësishme që përmes këtyre investoreve të huaj të promovohen vlerat e Kosoves dhe përmirësimi i imazhit që është mëse i nevojshëm për të tërhequr investorë të huaj të tjerë\", theksoi Gërxhaliu.

Ai ka thënë se është e vërtetë se pasojat e krizes globale janë duke u reflektuar edhe në Kosovë dhe me siguri Ferronikeli është ajo që këto pasoja i përjeton në mënyrë të drjetëpërdrejtë pasi që produkti i prodhuar është i dedikuar për tregjet Evropiane dhe botërore dhesi pasojë e kësaj krize, çmimi i Nikelit është në rënje e sipër dhe nuk është e lehtë ballafaqimi me konkurencen në rend të parë nga Indonezia, Zelanda e re dhe vendet tjera që janë të njohura me këto prodhime.

\"Me gëzon fakti që Ferronikeli ka vision afatgjatë dhe është një kompani serioze e cila me investimet e fundit në ambiantalizëm e dëshmon këtë seriozitet dhe dua të besoj se pas përmbushjes së kritereve të parapara më heret me ISO 9001 dhe tani me ISO 14001 kjo kompani do të jetë modei jo vetëm për Kosoven por edhe për vendet tjera se si duhet te mbrohet ambienti në një shtet\", theksoi Gërxhaliu.

Nderkaq Jannis Moutafis falenderoi Oden Ekonomike të Kosovës për mbështetje permanente dhe shprehu zotimin e tij për te vazhduar në investime të fushave të ndryshme në këtë kompani dhe në veçanti në aspketin e ambientalizmit.

“Është kënaqësi kur sot vizitohet Ferornikeli dhe pothuajse lirimi i emitimit të tymit dhe gazrave është në mase të madhe i eliminuar dhe pretendojmë që këto dukuri të i eleminojmë krejtësisht.”

“Edhe përkundër të gjitha vështirësive që kemi hasë si pasojë e krizës globale ne do të qendrojmë këtu, do të kontribuojmë brenda mundësive tona në sfera të shumta dhe në veçanti do të jemi një promovues i vërtet i mundësive për investime në Kosovë, përball investorëve të tjerë nga kudo që vijnë\", ka theksuar Moutafis.

Sfidat sipas tij kanë qenë të shumta por shpresojmë se me stabilizimin e tregut botëror dhe në momentin kur çmimi i nikelit e arrinë atë që meriton, Ferronikeli do të jetë në gjendje të investoj edhe më tutje në ri-aftësim profesional të punësuarve dhe simbas nevojes edhe në rritje te numrit të tyre.

\"Më gëzon fakti që OEK është duke avancuar partneritetin Publiko-Privat në veçanti me institucionet vendore dhe e tëra kjo dëshmon se partneriteti dhe dialogimi janë çelësi i suksesit të ndërmarrësisë Kosovare e në veçanti të sektorit prodhues\", përfundoi Moutafis.

Gërxhaliu edhe njëhere inkurajoi menaxhmentin e Ferronikelit për një përkushtim dhe profesionalizëm të qëndrueshëm dhe ritheksoi se OEK-u gjithnjë do të jetë një zë i vërtetë i biznesit sepse stabiliteti politik dhe ardhmëria politike e Kosoves janë ngusht të lidhura me zhvillimin ekonomik.

\"Zhvillimi eknomik krahas investimeve vendore kërkon edhe investime nga jashtë dhe mbështetja e investorëve ekzistues, në rastin konkret Ferronikelit që bënë pjesë në grupacionin më të madhë Evropian në prodhimin e nikelit do të reflektoj pozitivisht në inkurajimin edhe të investitorëve të tjerë të huaj.\"

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)