Ferronikeli emëron Kostas Rizopoulos drejtor të ri të ndërmarrjes
Drenas, 13 korrik - NewCo Ferronikeli Complex L.L.C. ka emëruar Kostas Rizopoulos, Drjetor të ri të Ndërmarrjes. Që nga Muaji Korrik Rizopolus, inxhinier me përvojë rreth 30 vjeçare në fushën e minierave, nikelit dhe biznesit të metalurgjisë ka filluar të ushtroj detyrën e re në NewCo Ferronikel.
Rizopoulos për pesë vite me radhë ka ushtruar detyrën e Drejtor Teknik në Ndërmarrjen NewCo Ferronikeli, dhe është ekspert i procedurave teknike dhe financiare të kompanisë.
E gjithë kjo përvojë e Rizopoulos siguron vazhdimësinë e sukseseve dhe zhvillimin e Ndërmarrjes edhe në të ardhmen.
Drejtori i ri z. Rizopoulos zotohet se do të shfrytëzoj të gjithë potencialin e tij për të vazhduar projektet aktuale të ndërmarrjes dhe do të punoj me një përkushtim të lartë.
Ndjehem i privilegjuar që më është besuar kjo detyrë dhe e kam pranuar me shumë kënaqësi kur kemi parasysh faktin që unë tanimë veç jam mishëruar me punët e kësaj ndërmarrje. Uroj që gjithçka do të vazhdoj sipas planit strategjik për zhvillimin e më tejmë të kompanisë dhe siguroj të gjithë punëtorët e ndërmarrjes që do të kemi vetëm suksese pa marr parasysh sfidat me të cilat do të ballafaqohemi gjatë punës, thotë Rizopoulos.
Mr.Rizopoulos zëvendëson në këtë pozitë Mr. Ioannis Moutafis, të cilit i urojmë të gjitha të mirat në aktivitetet e tij të ardhshme.
Karriera e Rizopoulos
Rizopoulos është inxhinier me përvojë në minierat e nikelit dhe biznesit të metalurgjisë. Para pranimit te sfidës për t\'iu bashkuar Ndërmarrjes NewCo Ferronikeli, në vitin 2010 ai kishte një karrierë të suksesshme 30 vjeçare në G.MM.SA LARKO në Greqi ku kishte filluar nga departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe kishte arritur pozita të larta menaxhuese.
Ai ka diplomuar në Universitetin Patras, Greqi në Inxhinieri Elektrike. Z. Rizopoulos po ashtu është edhe inxhinier i licencuar në Odën Teknike të Greqisë që nga viti 1979.