03 Maj 2024

Ferrari 250 GTO shitet 25 milion euro

New York, 8 shkurt - Një Ferrari 250 GTO është shitur për 25 milion euro. Bëhet fjalë për një model makine që është prodhuar gjatë viteve 1962 – 1964, ku janë prodhuar gjithsej vetëm 39 copë.

Besohet se atë e ka shitur koleksionisti Jon Hunt, i cili e bleu në vitin 2008 për 19 milion euro.

Ai ka shitur Ferrarin e prodhuar në vitin 1963, tre vite pasi e kishte blerë duke fituar 6 milion euro. Kjo makinë ka një motor V12 dhe arrin një shpejtësi 280 km/h.

250 GTO është bërë kështu makina e dytë më e shtrenjtë në botë pas Bugattit të vitit 1936 që është shitur në vitin 2010 për 32 milion euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)