Feronikelit i shqiptohet dënimi prej 40.000 Euro

Prishtinë, 11 tetor - Gjykata për Kundërvajtje në Drenas, sot, mbajti seancën gjyqsore sipas fletëparaqitjes për kundërvajtje të bërë kohë më parë nga inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ndaj NewCo Ferronikeli Complex LLC.
Në këtë shqyrtim gjyqsor, pas paraqitjes së dëshmive nga inspektorët e MMPH-së që ishin të pranishëm në seancë, dhe dëgjimin e përfaqsuseve të Ferronikelit, Gjykata për Kundërvajtje në Drenas, mori vendim që ndaj personit juridik të Feronikelit, ti shqiptoj dënimin prej 40.000 euro, kurse personit fizik menagjerit të Feroniklit ju shqiptua denimi prej 1500 euro.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e mirëpret vendimin e Gjykatës Për Kundërvajtje, dhe njëkohësisht duke e parë si mbështetje për zbatushmerinë e ligjeve që kanë dal nga MMPH për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe mjedisit në Republikën e Kosovës që duhet të respektohen nga të gjithë.