25 Dhjetor 2024

Fermerët do të pajisen me makineri bujqësore të prodhuara nga Trepça

Prishtinë, 30 janar - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar sot Drejtorin e Trepçës, Ahmet Tmava, me të cilën ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Ministri Krasniqi e njoftoi zotin Tmava me programin për këtë mandat. Ai përmendi se një segment në të cilën ministria ndihmon fermerët është edhe makineria përcjellëse dhe ajo e punës.

Ministri tha se duke e njohur traditën e Trepçës në prodhimin e makinerisë së punës, atëherë MBPZHR-ja do të shqyrtojë mundësinë që me Trepçën të gjenden forma të ndryshme të bashkëpunimit  sa i përket pajisjes së fermerëve me makineri të prodhuara nga Trepça.

Ndërkaq drejtori Tmava falënderoi ministrin për pritjen dhe gatishmërinë për të shqyrtuar forma të bashkëpunimit  që do të qonte në zhvillimin e mëtejmë të Trepçës por edhe në një mbështetje më cilësore dhe më të madhe për fermerët.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)