06 Maj 2024

Eurozona shënon rritje të çmimeve të prodhimit industrial

Bruksel, 4 prill - Çmimet e prodhimit industrial në zonën euro janë rritur me 0,6 për qind në muajin shkurt në raport me muajin janar, pas një rritje me 0,8 për qind muajt e mëparshëm, sipas të dhënave të publikuara sot nga zyra evropiane e Statistikave Eurostat.

Në një vit, çmimet e prodhimit industrial janë rritur me 3,6 për qind në zonën euro.

Rritja që u konstatua në muajin shkurt, u përqendrua kryesisht në çmimet e sektorit të energjisë që u rritën me 1,2 për qind.

Mallrat ndërmjetësuese regjistruan një rritje prej 0,6 për qind, mallrat e konsumit 0,3 për qind dhe të ardhurat nga investimet 0,2 për qind.

Mes shteteve anëtare për të cilat të dhënat janë të disponueshme, rritjet më të forta janë regjistruar në Belgjikë (+1,9 për qind) dhe në Finlandë (+1,7 për qind) dhe më të ulëtat në Maltë (+0,1 për qind). Ulje janë regjistruar në Qipro (-0,3 për qind) dhe në Slloveni (-0,1 për qind).

Në të gjithë Bashkimin Evropian, çmimet e prodhimit industrial janë rritur me 0,8 për qind në muajin shkurt dhe 4,3 për qind në një vit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)