Ekipet e Ujësjellësit 'Prishtina' sanuan defektin në Bardh të Madh
Prishtinë, 1 prill - Pas një pune tejet të vështirë, në kushte të jashtëzakonshme, me punë të pandëprerë që nga dita e djeshme ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit sapo sanuan defektin në gypin e ujit në fshatin Bardh i Madh të komunës së Fushë Kosovës.
Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' (KRUP) e cila ka falënderuar punëtorët e kompanisë për vullnetin dhe punën e shkëlqyeshme te cilet jane edhe heronjtë te kësaj periudhe tejet të vështirë.
Furnizimi me ujë iu rikthye konsumatorëve të Bardhit të Madh.