28 Prill 2024

Durrës, zbulohen rreth 4.2 miliardë metër kub gaz

Tiranë, 20 mars - Pas 18 vjet studime, miratim projektesh, dhënie licencash, tërheqje nga plani, ndryshim kompanish dhe më në fund, “thesari” 30 km larg bregdetit të Durrësit pjesa jugore, do të nisë shumë shpejt të dalë në dritë.

Dy kompanitë: “Island International Exploration” dhe “Beach Energy Limited”, pasi morën lejen përfundimtare nga qeveria, në janar të këtij viti kanë bërë gati planin e ndërhyrjes në det, në zonën që quhet “Blloku Durrësi”.

Kontrata parashikon kërkim dhe shpim nafte dhe gazi në zonat “offshore”, si ajo e Durrësit, ku me përpara kishte qenë shoqëria e njohur austriake ‘OMV’.

Sipas njoftimit të bërë publik nga vet kompanitë, në ‘Bllokun e Durrësit’ janë zbuluar sasi të konsiderueshme gazi të lëngshëm prej rreth 4.2 miliardë metër kub dhe gati 37 milionë fuçi kondensate (lloj nafte e gazuar). Sasia e gazit të zbuluar kap një vlerë tregu prej rreth 600 milionë dollarësh.

Për të vënë në zbatim projektin, kompania kryesore e marrëveshjes, “San Leon Energy” ka lidhur kontratë me një tjetër shoqëri, “Petroleum Geo-Servicese”, që për rreth 50 milionë euro plan investimi të kryhen të gjitha shërbimet e mundshme (përfshi edhe sizmiket), deri në ngritjen e platformës.

“Island International” u ble në vitin 2010 nga shoqëria “San Leon Energy”, duke i dhënë një shtysë përpara këtij investimi.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, institucion që mbulon të gjitha kontratat e naftës, gazit dhe minierave, marrëveshja hidrokarbure për \"Bllokun e Durrësit\" me kompanitë “Island International Exploration” dhe “Beach Petroleum”, ka hyrë në fuqi në gusht të vitit 2004.

Një tjetër marrëveshje, për \"Bllokun Joni 5\" është lidhur me kompaninë “Capricorn Albania”, e cila ka hyrë në fuqi në shtator të vitit 2007.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)