25 Dhjetor 2024

Drejtoria e Inspekcionit vazhdon me rrënimet e objekteve pa leje

Prishtinë, 25 qershor - Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës në kuadër të aksioneve të përditshme për parandalimin dhe rrënimin e të gjitha atyre objekteve që janë ndërtuar në kundërshtim me rregullat dhe ligjet në fuqi, ka vazhduar me aksionin për rrënimin e ndërtimit ilegal, në një rast në lagjen “Tophane” ku është evidentuar tejkalimi i lejes së dhënë në një ndërtesë shumëkatëshe.

Pasi që pala është njoftuar me vendimin e rrënimit dhe ka parë vendosmërinë e inspektoreve komunal për zbatimin  këtij vendimi, ka pranuar që vetë të rrënojë pjesët e ndërtuara pa leje.

Drejtoria e Inspekcionit do ta monitorojë nga afër këtë objekt derisa të kthehet në tërësi në gjendjen e mëparshme, njëkohësisht iu bën thirrje ndërtimtarëve që t’iu përmbahen kërkesave ligjore në ndërtim, si dhe i fton të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë për raste ku ata dyshojnë se mund të ketë shkelje të ligjit.

Risjellim në vëmendje se Komuna e Prishtinës nuk do të tolerojë asnjë ndërtim pa leje, ndërsa do të ketë masa të ashpra ndëshkimore për të gjitha ata që do të tentojnë të ndërtojnë pa leje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)