18 Prill 2025

Drejtori ri i Volkswagenit premton rregulla më të rrepta

Frankfurt, 26 shtator - Drejtori i porsaemëruar i prodhuesit gjerman të automjeteve Volkswagen premtoi rregulla dhe standarde administrative më të rrepta, pas shpërthimit të skandalit në lidhje me manipulimin e matësit të emetimeve.

Matthias Mueller, kreu i degës së veturës sportive Porsche pranë grupit, premtoi të bëjë gjithçka për të rifituar besimin e publikut dhe ta bëjë Volkswagen-in një kompani edhe më të fuqishme.

Ai shtoi se në plan të parë duhet të qendrojë objektivi që publiku të vazhdojë t\'i besojë produktet Volkswagen dhe t\'i ngasë ato me kënaqësi dhe siguri.

Ish-kryeekzekutivi Martin Winterkorn dha dorëheqjen më herët këtë javë pasi Agjencia Amerikane e Mbrojtjes së Mjedisit zbuloi se Volkwagen gënjeu mbi matësin e emetimeve gjatë 7 viteve të kaluar.

Llogaritet se 11 milionë automjete në mbarë botën janë përfshirë nga ky skandal.

Volkswagen pritet të dënohet në ShBA me një gjobë prej 18 miliardë dollarësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)