Dorëhiqet Shefi i Volkswagen

Frankfurt, 23 shtator - Shefi ekzekutiv i kompanisë Volkswagen, Martin Winterkorn, ka dhënë dorëheqjen pas skandalit të bërë publik me emetimet e gazit në automjetet e reja të kësaj firme.
CEO i VW ka paraqitur sot dorëheqjen pas skandalit dhe reagimit të fortë në publik. Në një deklaratë nga kompania, ai tha se ishte i tronditur nga ngjarjet e ndodhura ditët e fundit.
Mbi të gjitha, jam i habitur se shkelje në një shkallë të tillë ka ndodhur në Grupin Volkswagen. Megjthëse shtoi se nuk ishte në dijeni të ndonjë gabimi nga ana e tij, Winterkorn pranoi përgjegjësinë për parregullsitë e gjetura në makinat e kompanisë.
Rreth 11 milionë automjete në të gjithë botën janë konstatuar se në emisionet e gazrave mashtrojnë me testet antindotje, duke manipuluar sasinë e emetimit të gazrave ndotëse.
Skandali i automjeteve me motor diesel në kompaninë \"Volkswagen\" është përhapur në të gjithë botën, por Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar nisjen e një hetimi penal. Kompania rrezikon një gjobë të majme, që mund të arrijë deri në 18 miliardë dollarë.