23 Dhjetor 2024

Diskutohet revitalizimi i industrisë së duhanit në Kosovë

Prishtinë, 10 qershor - Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) dhe MDA, organizon tryezën e diskutimit lidhur me akcizën në produktet e duhanit dhe revitalizimin e industrisë së duhanit në Republikën e Kosovës.

Në këtë tryezë do të bëhet edhe prezantimi i hulumtimit krahasues lidhur me këtë çështje, i përkrahur nga KDI dhe i përgatitur nga MDA.

Pjesëmarrës në këtë tyrezë janë Deputetët e Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës, Kryetarja e Komunës së Gjakovës znj.Mimoza Kusari-Lila, përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë, kultivuesit e duhanit nga regjioni i Dukagjinit, përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile si dhe palë tjera të interesuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)