25 Dhjetor 2024

Dinjiteti i punëtorëve të Industrisë së Kosovës po mbrohet në “Trepçë”.

Prishtinë, 22 janar - Sindikata e Pavarur e Metalisëve të Kosovës-Sindikata Industriale, me rastin e fillimit të grevës së punëtorëve të Trepçës për ruajtjen e këtij aseti me rëndësi kombëtare, vizitoi dje kompleksin e Trepçës.

Delegacioni i kësaj sindikate në përbërje me Hasan Abazi, Ramush Berisha, Naser Pllana  dhe Naim Igrishta, pas vizitës që ju bëri punëtorëve grevist në Pajimet e Procesit, Fabrikës së Akumulatorëve “Trepça”, ku së bashku si delegacion vizituan edhe minatorët në Stan terg. Ata u pritën nga kryetari i Sindikatës së Minatorëve Nezir Behrami me bashkëpunëtor.

Kryetari i SPMK-së Hasan Abazi me këtë rast shprehi solidaritetin e SPMK-Sindikatave Industriale për punëtorët e Trepçës, në theks të veçante për minatorët dhe tha se nderi i punëtorëve të industrisë po mbrohet këtu në Trepçë si dhe pasuria e Kosovës. Ne nuk jemi të informuar rreth miratimit të Ligjit, por ne kërkojmë ruajtjen e pasurisë kombëtare dhe vendet e punës së punëtorëve.

Në vazhdim Abazi tha se “kjo sindikatë e ka përjetuar rënd transformimin e pasurisë së ndërmarrjeve industriale në Kosovë nga AKM(Agjencioni Kosovar i Mirëbesimit) dhe AKP(Agjencioni Kosovar i Privatizimit), ku me shitjen e tyre i ka mbyllur me dhjetra e mijëra vende të punës dhe ka shkatërruar ekonominë e këtij vendi. Me këtë po synohet që edhe Trepçën ta tjetërsojnë për interesa të profiteve”.

Minatorët dhe punëtorët e Trepçës dhe të gjithë punëtorët e industrisë, kërkojnë nga Qeveria dhe Parlamenti, që pasuritë kombëtare të ruhen, ku këtu bën pjesë edhe “Trepça”. Me këtë edhe e keni mbështetjen pa rezervë të Sindikatave Industriale të Kosovës, u shpreh Abazi.

Me këtë bëjmë apel te Qeveria dhe Parlamenti që të bisedohet me këshillin grevist dhe te  gjindet një zgjidhje në këtë drejtim që punëtorët mos të pësojnë në këtë situatë të cilën sot janë.

Po e theksoj edhe njëherë tha Abazi se ne mbështetim pa rezerv kërkesat e punëtorvëe të Trepçës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)