30 Prill 2024

Dimri në Finlandë tërheq për testimin e sigurisë së makinave

Helsinki, 3 shkurt - Dimri i egër në Finlandë shihet nga industria e automjeteve si një mjedis me kushte ideale për testimin e sigurisë së makinave.

Pista më veriore e botës për testimin e makinave gjendet në Ivalo, afro 300 kilometra në veri të rrethit Arktik dhe kryeqytetit të Laplandit, Rovaniemi.

Kushtet për ngarjen e makinës janë tejet të rënda dhe rëndohen sa më shumë i afrohesh veriut. Pikërisht këto kushte e kanë bërë këtë zonën më të preferuar të auto-industrisë botërore.

Ivalo është mbuluar nga dëbora dhe akulli. Qendra e distriktit rural Inari ka një popullsi prej më pak se 4 mijë banorë. Vetëm 300 kilometra larg Arktikut, dimrat këtu janë të ftohët dhe të gjatë.

Temperaturat më të ulta u regjistruan në Ivalo në Finland në vitin 1999, minus 51, 5 gradë celsius. Ndersa temperatura më e lartë në Ivalo arrin në -10 gradë celsius.

Ky është fillimi i ditës për punonjësit e Test World, baza më veriore e tesimeve në botë. Në verë, kjo zonë kthehet në moçal.

Por ndërmjet tetorit dhe prillit, këtu testohen aftësitë e makinave në kushtet më ekstreme para se ato të hidhen në treg.

Sipas manaxheres të shitjeve, Susan Vuoriare, qendra mundëson kushtet më të favorshme dimërore në botë për prodhuesit e makinave dhe gomave.

Ajo thotë se klientët kërkojnë kushte të ndryshme për testimin e prodhimeve të tyre në shumë nivele.

“Ata kërkojnë dimra të qendrueshëm dhe të ftohtë për testimin e gomave dhe makinave në kushte të ndryshme. Ata kërkojnë kushte akullnajore kur makina duhet të rreshqasë apo kur vendi është mbuluar nga dëbora. Të tjerë kërkojnë temeperatura tejet të ulta.” - thotë ajo

Pistat këtu janë nga 400 metra deri 1 kilometer të gjata. Pavarësisht kushteve, pistat duhet të jenë gjithnjë gati sipas standardeve të testeve.

Matti Helminen është manaxher i Test World që merret me mirëmbajtjen e korsive dhe paisjet e testeve. Grupi i tij punon edhe natën për mbajtur pistat në standardet e duhura.Korsia e akullt kap gjatësinë prej 400 metrash.

Shtresa është ndertuar me copëza të thyera akulli dhe pastaj mbuluar me një shtresë të hollë uji. Mattit dhe grupit të tij ju deshën tre orë për ta ndërtuar. Është një punë e veshtirë dhe jo shumë e deshiruar.

Sikurse thekson Helminen, dëbora është e vetmja gjë e duhur në pistat e dëborës por tejet e padëshiruar në korsitë e akullit.

“Në korsitë e akullta nuk kemi nevojë për dëborë por është e nevojshme në pista e testeve me dëborë. Rasti më i keq është kur kemi punuar gjatë gjithë natës për të bërë gati korsitë për testet në mengjes dhe para se të bëhen testet bie dëborë dhe korsitë bëhen të papërdorshme dhe përmbys punën e bërë gjatë gjithë natës.”- thotë ai

Prodhuesit e makinave nga mbarë bota testojnë makinat e tyre në këto pista në Ivalo. Prodhuesi i kësaj makine luksoze dhe një kompani e njohur gomash po testojnë prodhimet e tyre sot. Meqenëse janë vetëm prototipe, makinat mbahen të maskuara gjatë filmimeve. Ford Kuga sportive ka zgjedhur Test World për të provuar gomat e makinës.

Shefi i pistave Harri Eskelinen ka testuar makina prej më shumë se tetë vitesh. Që në moshë 12 vjeçare ai ka qënë i apasionuar pas ngarjes së makinave mbi liqenjtë e ngrirë.

“Nuk ka nevojë për shumë eksperiencë për testin e frenave por kërkohet durim dhe përpikmëri....këto janë të mirat e një testuesi të mirë. Duhet të jesh tejet i sprovuar për testimin e makinës. Duhet të jesh mjaft i përqenruar sepse e nget makinën shpejt dhe duhet të vlerësosh si aftësitë e gomave ashtu edhe makinën në të njëjtën kohë.”

Lapland është i mbuluar nga akulli dhe dëbora për gjashtë muaj nganjëherë më gjatë. Në dimër ka verë katër orë në ditë.

Sipas Organizatës për Sigurinë e Trafikut në Finlandë ...gjatë vitit 2007 pati 6,657 aksidente ku humbën jetën 380 vetë dhe 8,446 u plagosën. Në Lapland, përplasjet me drerët ndodhin thuajse çdo ditë.

Në vitin 2005, 3,570 drerë u përplasën me makina në provincat Laplandit dhe Oulu. Për shumë, stina e vjeshtës është e rrezikshme sepse errësira është e thellë dhe rrugët janë të rrëshqitshme.

Ndaj edhe disa prej testeve në këto pista synojnë të nxjerrin mësime për ndertimin e makinave që shmangin rrëshqitje

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)