21 Dhjetor 2024

Deputetët interesohen për ndikimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike në sektorin minerar

Prishtinë, 12 maj - Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti i kryesuar nga kryetari Ferat Shala, sot realizoi vizitë në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, për tu informuar me punën e këtij institucioni.

Në këtë takim anëtarët e Komisionit u pritën nga Avdi Konjuhi, anëtar i bordit të KPMM-së, me bashkëpunëtorë.

Konjuhi dhe zyrtarët tjerë të KPMM-së informuan deputetët për punën e KPMM-së dhe sfidat që e përcjellin punën e këtij komisioni.

Drejtuesit e KPMM-së sfida kryesore i konsideruan: sigurinë në punë, vonesat e lëndëve në procese gjyqësore, ndalimin e operimeve ilegale, mos miratimin e ligjit të ri për miniera dhe minerale, si dhe mungesën e bordit.

Nga ana tjetër deputetët u interesuan për ndikimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike në sektorin minerar, detyrimet e operatorëve minerarë, operimet ilegale, pasojat e veprimtarisë minerare në mjedis, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe çështje tjera nga fushëveprimtaria e KPMM-së.

Po ashtu deputetët konfirmuan gatishmërinë e tyre për bashkëpunim në zgjidhjen e problemeve në sektorin minerar.

Zyrtarët e KPMM-së sqaruan çështjet e ngritura dhe potencuan se nuk do të lejojnë shfrytëzimin e resurseve jashtë planit dinamik të paraparë.

Në fund të dyja palët konstatuan se është i nevojshëm përshpejtimi i zgjedhjes së bordit të KPMM-së, koordinimi më i mirë institucional për të ndalur operimet ilegale, si dhe krijimi i kornizës më të qartë ligjore.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)