Dëmtohet gypi i ujit në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë
Prishtinë, 2 shtator - Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" (KRUP) ka njoftuar se gjatë natës së mbrëmshme është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 200 mm në lagjen “ Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU”Prishtina” janë në vendin e ngjarjes dhe me të gjitha kapacitetet për punë po merren me sanimin e defektit të atij gypi.
Deri në sanimin e defektit pa ujë të pijshëm janë rruga ”Hyzri Talla” dhe rruga “Xheladin Rekaliu” në lagjen Bregu i Diellit.
Sanimi pritet të përfundoj gjatë ditës së sotme.