Del në treg Volkswagen Beetle 2012

Frankfurt, 15 tetor - Volkswagen ka ridizajnuar Beetle duke e sjellë në modelin e vitit 2012. Zbulimi makinës u bë gjatë spektaklit të Oprah Winfrey Ultimate Favorite Things.
Modeli që konsiderohet ikona e Volkswagen, Beetle është ridizajnuar për herë të dytë në histori.
Për të gjitha ata që mendojnë se ajo ngjan me model e Porsche, duhet saktësuar se modeli i parë i Beetle është dizajnuar nga Ferdinanc Porsche në vitin 1935.
Volkswagen filloi të prodhojë Beetle në vitin 1938.
Versioni normal i vitit 2012 kushton 19 000 dollarë ndërsa version turbo është 23 400 dollarë.