Defekti në një tubacion të ujit ndërprerët furnizimin me ujë të pijshëm në Tasligje
Prishtinë, 26 mars - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' (KRUP) ka bërë ditur se sot në orën 06:00 është njoftuar nga një konsumatorë se, në lagjen "Tasligje" të kryeqytetit ka ndodhë një defekt në një tubacion të ujit, konkretisht në rrugën " Abdyl Ramaj".
Me këtë rast, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit e kanë ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm.
Linja e cila ka pësuar defekt është linjë Azbest Cement DN 100 mm.
Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të inspektuar dhe poashtu disa ekipe shtesë për të analizuar dhe vlerësuar dëmet.
Poashtu ekipet e mirëmbajtjes janë organizuar shpejtë për të sanuar gjendjen në mënyrë që konsumatorëve të zonës të iu rikthehet sa më shpejtë furnizimi me ujë.
"Ekipet do të bëjnë një zgjidhje alternative të përkohshme", thekson KRU 'Prishina'.