DarkStar do të ndertojë fabrikën e panxhar sheqerit në Skenderaj

Skenderaj, 23 qershor - Ambasadori Britanik Ruairi OConnell nesër do të vizitojë Komunën e Skenderaj dhe do të takojë Zëvendës Kryetarin e Komunës, Fadil Nura.
Ambasadori do të jetë i shoqëruar nga përfaqësuesit e kompanisë DarkStar dhe do të ketë kënaqesinë të njohtojë për investimin e ri Britanik në Kosovë.
DarkStar do të fillojë një biznes të ri në Skenderaj ku do të ndertojë fabrikën për procesimin e panxhar sheqerit, ndertim i cili do te zgjas 8 muaj.
Investimi i ri Britanik në Kosovë do të kapë vlerën prej afro 27 million. Ky biznes do të punesojë 400 punëtorë dhe në mënyrë indirekte do të punësojë disa mijëra bujq në regjionin e Drenices.