Daimler fillon ndërtimin e fabrikës së baterive në Gjermani
Shtutgart, 8 prill - "Daimler"-i shpalli që ka filluar ndërtimin e një fabrike të re të prodhimit të baterive në afërsi të selisë së kompanisë në Shtutgart.
"Mercedes-Benz"-i bëri të ditur gjithashtu se do të investojë më shumë se 1.1 miliardë dollarë amerikanë në rrjetin global të prodhimit të baterive për automjetet.
Në Kinë, "Daimler"-i dhe partneri i vet "BAIC" po ndërtojnë një fabrikë të tillë në Parkun Industrial Yizhuang të Pekinit.
Kompania gjermane po ndërton fabrika të tjera baterish edhe në Poloni, Tajlandë dhe ShBA.