Crystal Forest, koncepti i ri i Swarovski-it

Tiranë, 5 dhjetor - Firma e njohur Swarovksi sjell në Shqipëri linjën e re, e para në Ballkan, të konceptuar sipas shijes, Crystal Forest.
Në ceremoni merrte pjesë edhe menaxheri rajonal i Swarosvki-t, Wolfgang Hauke, i cili pa nga afër dyqanet ku ofroheshin produktet e markës më të njohur në botë.
Linja e re, e quajtur ndryshe Krahët e Engjëllit, do të jetë e pranishme vetëm për këtë sezon, pra për adhuruesit e Swarosvksi-t shansi është unik dhe duhet ta shfrytëzojnë.
Organizatorët e ceremonisë deklarojnë se përveç inaugurimit, për të pranishmit u promovua edhe koleksioni i ri i Krishtlindjeve 2011-2012.
Për të qëndruar sa më afër të pasionuarve të kristaleve të çmuar, linja Swarovski ka hapur një pikë të re, në Tirana East Gate (TEG).
Dyqani, i dyti në vend, u inaugurua, sipas të njëjtit koncept, ditën e premte, në kuadër të ceremonisë së hapjes së TEG.
Edhe për festat e fundvitit, Swarosvski ka menduar për klientët e tij, duke ofruar një larmishmëri zbukurimesh dhe dekore të kristaltë, ku bie në sy ngjyra e kuqe.