Burokracia e lejeve ndërtimore, pranimit dhe legalizimit po prodhojnë Korrupsion
Prishtinë, 13 qershor - Aleanca Kosovare e Bizneseve ka mbajtur sot një takim pune me përfaqësues të sektorit të ndërtuesve dhe prodhuesve të materialit ndërtimor ku diskutuan për pengesat dhe sfidat të cilat ky sektor po ballafaqohet në Kosovë.
Në këtë rast Agim Shahini, Kryetar i AKB-ës tha se sektori i Ndërtimtarisë në Kosovë është një nga sektorët metë zhvilluar ku ne BPV merr pjesë me 8%, kurse në Punësim rreth 13% dhe me një kosto të pagës mesatare mujore rreth 390 € por ky sektor po ballafaqohet me probleme të natyrave të ndryshme siç janë leja e ndërtimit, pranimit dhe legalizimit e që për të gjitha këto ka burokraci evidente e që kjo po prodhon edhe Korrupsion.
Riaktivizimi i sektorit të sektorit të ndërtuesve dhe prodhuesve të materialit ndërtimor në kuadër të AKB është si kërkesë imediate nga shumë biznese dhe për këtë ne jemi të gatshëm të ndihmojmë këtë sektor i cili premton zhvillim dhe punësim të qëndrueshëm duke ndal hovin e ikjeve të të rinjëve nga vendi.
Brahim Selimaj, Kryesues i sektorit të Ndërtuesve dhe Prodhuesve të materialit Ndërtimor në kuadër të AKB-së tha se ne si Ndërtues, prodhues dhe shërbyes të Kosovës ballafaqohemi me shumë probleme siç është kyçja në infrastrukturë, shërbimet publike si: energjia elektrike, kanalizimi, ujësjellësi, mbeturinat dhe marrja e lejeve për ndërtim, legalizim, teknik dhe të gjitha këto e pamundësojnë investitorin që të ja bartë pronën blerësit por edhe të jep si hipoteke në bankat komerciale.
z. Sefedin Gashi, Pronar i Kompanisë së Ndërtimit FIJONA tha se nga muaji Mars 2018 ballafaqohet me probleme të energjisë elektrike për të cilat i ka paguar të gjitha obligimet dhe Trafon mbi 50 mijë euro dhe në mungesë të dëshirës të KEDS-it unë jam detyruar të përdor gjeneratorin për të cilën shpenzoj më shumë se 100 euro në ditë.
Zelqif Berisha – Pronar i Fabrikës SILCAPOR për prodhimin e bllokave, tha se problemi me KEDS- është permanent edhe pse ne si Fabrikë jemi ne kategorinë A+ pa paralajmërim kam ndërprerje të energjisë elektrike, ku humbje ne start kam 8- 10 mijë euro vetëm në një ndërprerje të energjisë elektrike.
Blerim Uka, Kompania ADK tha se përkundër pagesës së taksave ne duhet të paguajmë prap kyçje ne infrastrukturë dhe kjo merr kohë dhe shpenzim shtesë ku Ligji për Ndërtim në Kosovë i ka te rregulluara.
Nezir Osmanaj, Kompania Osmanaj ING tha se ka mungesë të vullnetit dhe zvarritje të vendimeve nga ana e komunave të Kosovës të lëshuara nga MPHK te shkallës së dytë të cilat nuk i zbatojnë.
Të gjithë u pajtuan se problemet janë të mëdha dhe këto duhet të adresohen në institucionet lokale dhe qendrore.