06 Maj 2024

Bullgaria tërhiqet nga projekti i Rusisë për naftën

Sofje, 7 dhjetor - Qeveria e Bullgarisë njoftoi sot se është tërhequr nga një projekt për një tubacion nafte të mbështetur nga Rusia.

Ministri bullgar i financave, Simeon Djankov, tha se vendi i tij dëshiron të anulojë pjesëmarrjen në këtë projekt.

Djankov tha se Bullgaria është e përgatitur për të paguar 8.2 milionë dollarë, aq sa i ka borxh Rusisë për tubacionin Transballkanik, që është 51 për qind në pronësi të Rusisë.

Tubacioni Transballkan synon të sjellë naftën në Evropë nga një rrugë që shmang ngushticat e Bosforit.

Vendimi i Bullgarisë është një pengesë e madhe për projektin pasi përfshin transportin e naftës ruse në Detin e Zi përmes portit të Bullgarisë Burgas dhe transportimin më pas në  një tubacion në Greqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)