24 Dhjetor 2024

Bugatti dhe Lamborghini prezantojnë prodhimet e reja

Gjenevë, 3 mars - Gjigandi italian i prodhimit të automjeteve, Bugatti ka zbuluar supermakinën e re, në shfaqjen e makina në Gjenevë, me një çmim fillestar 2.4 milionë euro.

Me një Bugatti në blunë tradicionale, bisha e makinave italiane është prezantuar përpara një turme të madhe gazetarësh. Zyrtarë të Bugatti bënë të ditur se ky automjet është më i fuqishmi, më i shpejti, më eksluzivi dhe më luksozja në botë.

Me motorr benzine 6.8 me 4 turbo, Bugatti i ri mund të arrijë një shpejtësi deri në 420 km në orë.

Me shumë pak makina të tilla klasi, Bugatti është një opsion i shumë dëshiruar nga blerësit e makinave të tilla, tha Francois Roudier, përfaqësues i kompanive që prodhojnë makina franceze.

“Është padyshim një simbol sepse sapo ti dëgjon që në treg ka një makinë Bugatti, mendja të shkon tek ekstremja, tek supermakina, një treg super luksoz sepse këto makina shiten mbi 1 milion euro. Këto makina kanë bërë histori sepse kur kujton makinat e shpejta dhe luksoze, Bugatti është e para që të vjen ndër mend” tha Roudier.

Një tjetër prodhues italian i makinave, gjigandi Lamborghini, zbuloi lodrën më të re. Lamborghini Centenario shënjon kështu edhe 100 vjetorin e themeluesit të saj, Ferrucio Lamborghini.

“Centenario” e re është super e fuqishme, me motorr të madh dhe me veshje të përbërë tërësisht nga fibrat e karbonit. Të gjitha edicionet e limituara të kësaj supermakine, 40 të tilla, janë shitur tashmë, me një çmim fillestar prej 2 milionë eurosh.

Roudier thotë se këto lloj makinash përfaqësojnë një ëndërr për industrinë e automjeteve, ndonëse tregu ende nuk është rekuperuar nga kriza.

“Është e rëndësishme për të gjithë industrinë e prodhimit të automjeteve të ketë këto makina luksoze dhe të shohin sesi ato punojnë. Gjeneva është vendi më i mirë i mundshëm për të prezantuar këto lloj modelesh, këtu interesi i klientëve është në maksimum” tha Roudier.

Shfaqja e makinave në Gjenevë do të zgjasë deri më 13 mars.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)