25 Dhjetor 2024

BP investon 12 miliard dollarë në industrinë e gazit në Egjipt

Kajro, 7 mars - Kompania BP dhe partnerët e saj, pritet të investojnë shumën prej 12 miliard dollarësh në industrinë e gazit në Egjipt.

Agjencia Reuters nga Kajro thotë se kjo kompani angleze së bashku me partnerët e saj do të investojë 12 miliard dollarë në rajonin perëndimor të lumit Nil ku gjenden 55 miliard fuçi gazi të lëngshëm.

Ky projekt pritet të ndihmojë Egjiptin i cili përballet me krizën më të madhe të energjisë në vitet e fundit krizë e cila e ka detyruar Egjiptin që të kthehet nga një vend eksportues i gazit në një vend importues i kësaj energjie.

Ditën e premte kompania BP ka deklaruar se me anë të këtij projekti pritet të prodhohet 1.2 milion m3 gaz në ditë dhe nisja e shfrytëzimit të këtij projekti do të jetë viti 2017. Kompania BP do të ketë 65% të aksioneve të këtij projekti.

Hesham Makavi drejtor i kompanisë BP për rajonin e veriut të Afrikës ka thënë se kompania në fjalë ka deklaruar se prodhimi i gazit nga kjo kompani do të shfrytëzohet për konsum të brendshëm brenda në Egjipt dhe deri në përfundim të projektit për zonën perëndimore të lumit Nil, prodhimi do të dyfishohet.

Kompania BP beson se ekzistojnë kushte të shumta për shpime të tjera në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)