Boeing ndërton qendrën e montimit te avionëve 737 në Kinë
Pekin, 1 nëntor - Boeing po ndërton qendrën për montimin dhe shpërndarjen e avionëve 737 në Kinën lindore.
Vendndodhja në qytetin Zhoushan do të jetë e para qendër për Boeing jashtë vendit si pjesë e sistemit të prodhimit 737.
Kjo qendër do të zgjerojë bashkëpunimin me industrinë e aviacionit në Kinë dhe do të mbështesë shtimin e kapacitetit të linjës Boeing 737.
Për të lehtësuar presionin financiar dhe për të përshpejtuar ndërtimin e aeroporteve civile, Kina i ka ndezur dritën jeshile kapitalit privat.
Sipas një udhëzimi të ri publikuar nga autoriteti kombëtar i Aviacionit, kapitali privat mund të ndihmojë në ndërtimin dhe vënien në punë të aeroporteve civile dhe operacioneve që lidhen me to.