BMW zbulon versionin e ri të serisë 3

Frankfurt, 17 tetor - BMW ka zbuluar modelin e ridizajnuar të makinës Seria 3. Modeli i ri i cili do të jetë edhe në versionin me katër dyer pritet të dalë në shitje në fillim të muajit shkurt të vitit të ardhshëm.
Makina e njohur si F30 është projekti më ambicion i inxhinierëve të BMW deri më sot. Modeli është rivali kryesore i kundërshtarëve klasikë Audi A4, Mercedes-Benz C-Class, Lexus IS dhe Volvo S60.
BMW seria 3 pritet të ofrohet në një sërë versionesh përfshirë edhe versionin hibrid.