BMW sjell versionin e ri të X5
Shtutgard, 14 prill - Gjenerata e tretë e BMW X5 tashmë do të vijë në një version ndryshe. Drejtori menaxhues i BMW-së për Australi, Marc Werner ka konfirmuar se është duke u punuar në X5 e ri dhe zbuloi se do të ketë platformën Cluster Architecture, e cila gjendet tashmë te modeli i ri 7 Series.
Drejtori ekzekutiv nuk foli shumë për modelin e ri, por zbuloi se modelit të tanishëm X5 do ti shkurtohet jeta sepse gjenerata e re e këtij modeli do të jetë bazë për modelin tjetër X7.
Pritet që modeli i ri të vijë me motorin 3.0-litra \"0-litra V8, por do të jetë i mundshëm edhe modeli me 6.0-litra\" 0-litra V12.