BMW planifikon të punësojë më shumë se 8 mijë persona
Frankfurt, 4 mars - Kompania BMW planifikon që për vitin 2015 të punësojë më shumë se 8 mijë persona, 5 mijë prej tyre në Gjermani.
BMW para se gjithash kërkon inxhinierë, ekspertë të IT-së si dhe specialistët për softuer, ka njoftuar Milagros Caina-Andree, drejtoresha e sektorit të punësimit.
BMW vitin e kaluar ka punësuar rreth 7 mijë punëtorë, nga të cilat gjysma janë të punësuar në Gjermani.
Numri aktual i të punësuarve në tërë kompaninë BMW në mbarë botën është rreth 110 mijë punëtorë.