03 Maj 2024

BMW M5 në versionin me naftë

Munchen, 14 shtator - Prodhuesi i njohur i automobilave “BMW” planifikon në të ardhmen e afërt të prezantojë versionin me naftë të modelit M5.

Premiera e tij do të duhej të realizohej në pranverën e ardhme në sallonin e automobilave në Gjenevë.

Modelin e ri BMW M5 do të mund ta vinte në funksion motori me naftë 3.0-litra me gjashtë cilindra tri-turbo.

Turbombushësi i parë do të jetë aktiv me rastin e startimit të motorit, ndërsa dy “twin-scroll” turbombushësit tjerë do të futen në funksion pasi që automobili e arrin shpejtësinë e caktuar.

Pritet se do ta zhvillojë fuqinë më të madhe prej 500 deri 550 KF, derisa momenti më i madh rrotullues do të jetë rreth 900 Nm. Në mënyrë që tërë kjo forcë dhe moment me sukses të transmetohet në sipërfaqe, tërheqja me katër rrota është e domosdoshme.

Emërtimi i modelit të ri ende nuk është i njohur, por spekulohet se “BMW” do shfrytëzojë shifrën 550dXM, ku “d” gjithsesi që paraqet shkurtesën për “diesel” ndërsa “X” tërheqjen në katër rrotat.

Në fund të shtojmë se versioni me naftë i M modelit me siguri që do të zgjerohet edhe në modelin X5 dhe në serinë 7.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)