Biznesmeni gjerman interesohet për prodhimin e pajisjeve për makineri
Mitrovicë, 25 janar - Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, ka pritur biznesmenin nga Nyrnbergu i Gjermanisë, Valentin Biermann, pronar i Kompnaisë Energietechnik Biermann, që ishte i shoqëruar nga pronari i Kompanisë vendore Fitimi, Sabit Mehmeti, për të biseduar për mundësitë e investimit këtu në komunën e Mitrovicës.
Biznesmeni Biermann, pasi kishte dëgjuar nda pronari i Fitimit, Sabit Nehmeti, për kushtet që po ofron komuna e Mitrovicës për investitorë, ka shprehur interesimin për tu njoftuar për së afërmi me drejtuesit komunal, për të parë mundësitë e investimit.
Ai i tha nënkryetarit Mujka, se është i interesuar që të ndërtoj në Mitrovicë, nëse kushtet janë të volitshme, një objekt për prodhimin e pajisjeve të ndryshme për makineri, si bie fjala turbina, pajisje të ndryshme të rrymës etj.
Më duhet një hapësirë e mjaftueshme për ndërtimin e objektit, për prodhimin e pajisjeve makinerike, ku fillimisht do të punësohen pesë punëtorë, të cilët e njohin punën për prodhimin e pajisjeve për makineri dhe të cilët e njohin gjuhën gjermane. Pastaj, më vonë fabrika do të zgjerohet dhe numri i të punësuarve do të arrij deri në 50. Prodhimet planifikoj ti dërgoj për shitje në Gjermani e gjetiu, tha ai.
Nënkryetari Mujka, e njoftoj biznesmenin Biermann me kushtet që ofron komuna e Mitrovicës për investitorët e ndryshëm, duke i thënë fillimisht se këtu është e qertifikuar Zona e Lirë Ekonomike, që ofron mundësi dhe lehtësira të ndryshme për investitorët.
Mund të ju them se po qese biznes-plani i juaj është atraktiv, atëherë, nuk ka problem që ju të jeni përfitues i tokës në Parkun Industrial në Frashër, ku deri tash kanë përfituar rreth 20 investitorë, disa prej të cilëve edhe kanë filluar ndërtimet e objekteve.\"
\"Prandaj, edhe ju jeni të mirëseardhur që të investoni këtu dhe ne do të ju mundësojmë edhe lehtësira të tjera, gjatë procedurave për marrjen e lejeve të ndryshme që janë të nevojshme për biznese, tha ndër të tjera nënkryetari Mujka.