Bie prodhimi në sektorin e ndërtimit në Eurozonë me 0,9 për qind
Në gusht të vitit 2016, prodhimi në sektorin e ndërtimit u rrit me 0,1% në eurozonë dhe ra me 0,6% në EU28. Në shtator të vitit 2016, krahasuar me muajin shtator 2015, prodhimi në sektorin e ndërtimit u rrit me 1,8% në zonën e euros dhe ra me 0,2% në EU28.
Në mesin e shteteve anëtare, për të cilat të dhënat janë në dispozicion, rëniet më të mëdha të prodhimit në sektorin e ndërtimit janë regjistruar në Itali (-3,9%), Sllovaki (-3,1%) dhe Portugali (-2,2%), ndërkohë që rritjet më të larta janë shënuar në Slloveni (+4,0%), Poloni (+3,3%) dhe Suedi (+3,1%).