29 Prill 2024

Beqaj ka ofruar mbështetjen e Qeverisë për biznesin vendor

Prishtinë, 20 tetor - Qeveria e Republikës së Kosovës është duke përmirësuar politikat fiskale në favor të biznesit vendor me synim të heqjes të gjitha barrierave potenciale për zhvillimin e sektorit privat, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj gjatë vizitës në fabrikën e prodhimit të ujit mineral “Kllokot” në Kllokot, ndërsa kërkoi qasje më institucionale nga ana e bizneseve.

Gjatë takimit me stafin menaxhues të kësaj fabrike, ministri Beqaj ka ofruar mbështetjen e Qeverisë për biznesin duke theksuar se për këtë qëllim është ndërmarrë një iniciativë për krijimin e Qendrës për Eksport, ku bizneset do të marrin të gjitha informacionet e nevojshme për mënyrën e eksportimit të produkteve të tyre në tregjet e jashtme.

Beqaj tha se kohët e fundit është vërejtur një ringjallje e prodhimit vendor dhe kjo ka reflektuar edhe me rritje të eksportit duke vlerësuar këtë një zhvillim pozitiv për ekonominë e vendit dhe rritjen e punësimit.

Me këtë rast, ministri ka vlerësuar performancën e fabrikës së prodhimit të ujit “Kllokot” dhe investimet e fundit për rinovimin e linjës së prodhimit që kapin vlerën mbi dy milionë euro, e veçanërisht nismat e saj për eksportimin e ujit jashtë vendit.

Nga ana e tyre, Kryetari i Bordit të Fabrikës “Kllokot”, Adil Reshani dhe Drejtori Gjeneral, Fatmir Reshani e kanë njoftuar ministrin Beqaj me gjendjen e fabrikës dhe afarimin e saj në vend dhe më gjerë.

Kreu i Bordit, Adil Reshani ka theksuar se produktet e fabrikës “Kllokot” janë me standarde ISO dhe tashmë kanë nisur të eksportohen në Zvicër dhe Arabinë Saudite, ndërkaq është finalizuar edhe një kontratë me KFOR-in gjerman.

Drejtuesit e fabrikës “Kllokot” kanë bërë të ditur se kapacitetet prodhuese të kësaj fabrike janë 7500 litra në orë me mundësi të lëshimit edhe të një linje prodhimi me 5000 litra në orë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)