21 Dhjetor 2024

Bateritë me litium tek automjetet nuk shkaktojnë ndotje të mjedisit

Helsinki, 27 mars - Suedia po harton plane për prodhimin e baterive të makinave më miqësore me mjedisin, ndërsa një ligj i propozuar nga Bashkimit Evropian do të ndalojë nga tregu i bllokut bateritë e automjeteve që nuk i plotësojnë standatet evropiane kundër ndotjes.

Bateritë e gjeneratës së re me përbërje litiumi pritet të përshpejtojnë planet botërore për kalimin tek automjetet që nuk shkaktojnë ndotje të mjedisit.

Në veriun e acartë të Suedisë, Evropa po harton plane për të prodhuar bateri makinash më miqësore për mjedisin.

Një projektligj i propozuar nga blloku, që pritet të marrë dritën jeshile këtë vit, do të lejonte në tregun evropian, duke filluar nga mesi i vitit 2024, vetëm bateritë e automjeteve që tregojnë gjurmët e karbonit.

Fabrika gjigande Northvolt në Suedi filloi prodhimin e qelizave të para të baterive një vit më parë. Planet për zgjerimin e kapaciteteve do të ishin të mjaftueshme për të ofruar mbi një milionë bateri makinash në vit.

Dy ish drejtues të kompanisë Tesla, Peter Carlsson dhe Paolo Cerruti, të cilët themeluan këtë ndërmarrje gjigande në periferi të qytetit suedez Skelleftea, thonë se ata nuk i tërhoqi moti i acartë apo ajri i pastër, por mundësia e furnizimit të fabrikës me energji të rinovueshme.

Rreth 200 kilometra në jug të Rrethit Arktik, fabrika Northvolt do të furnizohet tërësisht me energji të rinovueshme nga era dhe uji.

Drejtuesit thotë se fabrika do të prodhojë bateri me një gjurmë karboni 80% më të ulët krahasuar me fabrikat që përdorin energji elektrike nga centralet me qymyr.

Fredrik Hedlund, Shef Ekzekitiv i fabrikës Northvolt, thotë se shpreson që këtë vit të fillojnë dërgesat e baterive për tregun.

“Për prodhimin e çdo kilovat orë baterie, mund të duhet të konsumohet 60 deri 80 kilovat orë energji elektrike. Prandaj është shumë i rendësishëm vendi se ku e ndërton një fabrikë gjigande si kjo.”

Prodhimi i baterive kërkon nxjerrjen dhe transportin e mineraleve të rralla si dhe sasi të larta energjie elektrike që shpenzohet gjatë të gjitha proceseve.

Northvolt gjithashtu ka plane për të përdorur materiale të ricikluara, përfshirë nikelin, kobaltin dhe pilulat e baterive.

Këtë vit pritet të fillojë ndërtimi i një linje riciklimi pranë fabrikës në Skelleftea me shpresën për të ricikluar 125 mijë tonë bateri në vit.

Aktualisht, Azia dominon tregun botëror të prodhimit të baterive me bazë litiumi. Sipas një raporti të Komisionit Evropian, Evropa pritet të rrisë tregun e saj nga 6 - 16% deri në vitin 2029. Rreth 25 fabrika gjigande do të ndërtohen në të gjithë kontinentin, përfshirë fabrikën e kompanisë Tesla në Berlin.

Qëllimi është sigurimi i një burimi të brendshëm për prodhuesit evropian të makinave elektrike në përpjekjet për t’u përshtatur me masat e rrepta të Bashkimit Evropian për kufizimin e emetimit të karbonit.

“Kemi nevojë për një zinxhir të brendshëm evropian furnizmi. Që të mos varemi nga rajone të ndryshme si Azia. Kjo ka rëndësi strategjike jo vetëm për prodhuesit e makinave, por për Evropën në përgjithësi”, thotë Fredrik Hedlund, Shef Ekzekitiv i fabrikës Northvolt.

Fabrika Northvolt ka marrë porosi që kapin shifrën mbi 30 miliardë dollarë nga prodhuesit e automjeteve, përfshirë BMW, Volkswagen, Volvo dhe prodhuesin suedez të automjeteve elektrike Polestar. Kompania Volvo është zotuar që duke filluar nga viti 2030 të prodhojë vetëm makina elekrtike.

“Importimi i baterive miqësore me mjedisin nga një vend shumë larg fabrikës që prodhon makinat elektrike shkakton humbje, pasiguri dhe rritje të ndotjes”, thotë Erik Severinsson me kompaninë Volvo.

Volvo, nën pronësinë e kompanisë kineze Geely, njoftoi kohët e fundit planet për partneritet me fabrikën Northvolt për të ndërtuar një fabrikë të re baterish në Gothenburg, jo larg fabrikës së makinave në Torslanda të Suedisë.

Zoti Severinsson thotë se fabrika më e madhe e makinave Volvo në Torslanda do të prodhojë makinën e parë elektrike në fillim të vitit 2025.

“Jemi përqendruar tek makinat elektrike sepse është rritur kërkesa dhe kjo kërkesë vazhdon”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)