22 Dhjetor 2024

Bashkohen fabrikat Fiat dhe Peugot

Paris, 19 dhjetor - Grupi italian “Fiat Chrysler Automobiles” (FCA) dhe ai francez “Peugeot Societe Anonyme” (PSA), pronar i markave “Peugeot” dhe “Citroen”, njoftuan të mërkurën akordin për t’u bashkuar me njëri-tjetrin duke krijuar kështu prodhuesin e katërt më të madh të makinave në botë, me të ardhura të kombinuara prej 170 miliardë eurosh.

Të dyja kompanitë thanë se kishin nënshkruar një “marrëveshje kombinimi” detyruese, e cila do të rezultojë në një krijimin e një industrie lidere në këtë fushë, me një gamë më të madhe prodhimi dhe me më shumë aftësi për të investuar në teknologji të reja.

Ato do të zotërojnë secila nga 50 për qind të aksioneve të njësisë së re.

Marrëveshja do të ritrajtësojë sektorin e automobilave, i cili është duke kaluar në një periudhë transformimi aktualisht, me shpenzime të konsiderueshme që janë të domosdoshme për zhvillimin e automjeteve elektrike dhe sistemeve të vetëdrejtimit.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, do të krijohet një grup që do të kursejë 3,7 miliardë euro në vit, me fitim operativ prej më shumë se 11 miliardë eurosh, me një fuqi punëtore mbi 400.000 persona dhe me shitje totale prej 8,7 milionë automjetesh, të cilat do ta rendisin këtë prodhues përpara gjigantit amerikan “General Motors” dhe atij koreanojugor “Hyundai-Kia”.

Shitjet e kompanisë së re në Evropë do të tejkalojnë madje edhe ato të grup gjerman “Volkswagen”, i cili ka mbizotëruar historikisht në këtë industri në rajon.

Carlos Tavares i Grupit PSA do të jetë CEO-ja i njësisë së re me një mandat fillestar 5-vjeçar, së bashku me drejtuesin e Grupit FCA, John Elkann, anëtar i familjes industrialiste italiane “Agnelli”, themeluese dhe pronare e kompanisë në fjalë.

Grupet PSA dhe FCA u shprehën se ata presin që kjo marrëveshje të realizohet brenda 12-15 muajve të ardhshëm duke iu nënshtruar miratimit të aksionarëve dhe lejeve rregulluese.

Njoftimi erdhi pasi të dyja kompanitë konfirmuan në fund të tetorit se po ndiqnin bisedimet e bashkimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)