Bahrain zbulon fushën më e madhe të naftës
Manama, 4 prill - Komiteti i Lartë i Burimeve Natyrore dhe Sigurisë Ekonomike të Bahrainit përmes një deklarate me shkrim ka njoftuar se është gjetur një depozitë argjilore e lehtë e naftës me rezerva shumë më të mëdha se fushat e naftës në këtë vend, si dhe sasi e madhe e gazit të thellë.
Siç thuhet në deklaratë, zbulimi në fjalë është më i pari që nga hapja e pusit të parë të naftës në vitin 1932, ndërsa fusha e re e naftës do të mbështesë aftësitë konkurruese të Bahrejnit dhe do të kontribuojë në zbatimin e projekteve dhe iniciativave për zhvillim.
Ndryshe, si vendi me burimet më të vogla të naftës në mesin e shteteve të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit, Bahraini prodhon naftë të papërpunuar në sasi mes 45 mijë dhe 200 mijë fuçi në ditë.