Azerbejxhani zbulon rezervë nafte prej 60 milionë tonësh
Baku, 20 mars - Në pjesën e Azerbajxhanit në Detin Kaspik është gjetur rezervë e re nafte.
Rezerva me kapacitet 60 milionë tonë është zbuluar 120 kilometra larg brigjeve të Azerbajxhanit, si rezultat i punimeve të përbashkëta me firmën norvegjeze Equinor, tha në një deklaratë kompania shtetërore e naftës e Azerbajxhanit, SOCAR.
Rezerva do të menaxhohet në mënyrë të përbashkët nga SOCAR dhe Equinor, thuhet në deklaratë.