25 Dhjetor 2024

Austriakët ndihmojnë zëvendësimin e teknologjisë së vjetër prodhuese

Prishtinë, 8 korrik - Edhe investitorët austriak vazhdojnë të interesohen për investime në tregun e Kosovës, të cilët gjatë ditës kanë vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve ku janë informuar nga kryetari Agim Shahini për të gjitha çështjet nëpër të cilat duhet kaluar një biznes në vendin tonë.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se Kosova ka bërë reforma mjaft të mira të ligjeve në fushën ekonomike, por të cilat duhet të jenë edhe më  mëdha.

“Zhvillimi ekonomik, është prioritet në Kosovë, pasi që dihet se gjendja është jo e mirë dhe duhet rritur ekonomia. Investitorë nga vende të ndryshme janë të interesuar të vijnë e investojnë në vendin tonë”, tha Shahini.

Sipas tij Kosova është një vend i vogël, por me potenciale dhe mundësi të shumta për investime dhe vendi jonë vazhdon të ofron kushtet më të mira dhe taksat më të ulëta në rajon për bërje të biznesit. Prodhimtaria vendorë mbulon vetëm 12 për qind të tregut, ndërsa importi arrin në 88 për qindë dhe për këtë duhen investime. Po ashtu vendi ka popullatën më të re, të aftë për punë dhe më të lirën në rajon. Derisa edhe siguria investimeve të huaja në vendin tonë është e lartë, ku krahas forcave policore ushtarake vendëse, janë edhe forcat policore e ushtarake nga vende të ndryshme që kujdesen për sigurinë.

Kryetari i AKB-së, tha se kanë krijuar në bashkëpunim me institucionet dhe asociacionet e bizneseve dhe Zyrën e Komunitetit të Biznesit në Kuvendin e Kosovës, të cilën e kryeson dhe e cila është e para e këtij lloji dhe model për rajonin.

“Krijimi i kësaj zyre është edhe një hapë tjetër i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe thithjen e investimeve të huaja, ku sikur bizneset vendëse ashtu edhe ato të jashtme mund të informohen jo vetëm për legjislacionin, por edhe për gjëra që kanë të bëjnë me fushë veprimtarinë e tyre dhe mund shprehin shqetësimet e tyre që kanë dhe ku mund të zgjidhen problemet”, tha Shahini.

Siegfried Kohler, kryesues i delegacionit nga Austria, tha se janë shumë të interesuar që vijnë në avancimin e teknologjisë prodhuese e cila do të mund të gjente treg, për arsye se janë të vetmit që merremi me prodhimin e teknologjisë për secilën fushë, sidomos në atë të sektorit të përpunimit të plastikës dhe ambalazheve, trajnime dhe edukim për përdorimin e teknologjisë.

Kjo kompani tregoi se ka rreth 2500 të punësuar me një qarkullim rreth 250 milionë euro dhe ka shtrirje në gjithë globin.

“Kosova ka shumë mundësi që të furnizohet me teknologji të avancuar sesa vendet tjera të rajonit, sepse këtu fillon prodhim i ri dhe vendet tjera kanë teknologji të vjetruara dhe jashtë standardeve dhe që vendi juaj e ka këtë përparësi primare”, tha biznesmeni Kohler.

Ai shtoi se Kosovën e shohin si treg të rëndësishëm për tërë rajonit apo shtetet për rreth.

Kjo teknologji e re mund të merret nga prodhuesit kosovar me kushte që janë të negocueshme në çfarëdo forme e që kompania jonë është e gatshme tu ofron kushte të volitshme dhe kjo është një mundësi e mirë për zëvendësimin e teknologjisë së vjetër.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)