30 Prill 2024

Audi Q3 Vail vjen me 314 kuaj fuqi

Frankfurt, 19 janar - Audi në Detroit ka prezantuar një veturë të llojit të veçantë- Audi Q3 Vail me forcë prej 231 kW (314 kuaj fuqi).

Ky SUV kompakt në mënyrë të përkryer paraqet karakterin e fuqishëm dhe lifestyle sportiv.

Q3 Vail është një model i cili është dizajnuar për të rinjë, të cilët janë adhurues të sporteve dimërore, si] janë vozitja me ski dhe snovbord.

Audi Q3 Vail përdor motorin turbo 2.5 TFSI me 5 cilindra dhe injektim direkt të karburantit, i cili me kapacitetin prej 2.480 cm3, siguron 231 kW (314 kuaj fuqi) dhe moment rrotullimi prej 400 Nm.

Ky motor vjen në kombinim me transmisionin me 7 shpejtësi S-tronic m pedale të dyfishtë si dhe sistemin e tërheqjes me katër rrota, ndërsa motori ofron përshpejtimin nga 0 në 100 km/h për vetëm 5.5 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 262 km/h.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)