Audi A3 e re, më i mirë se paraardhësi

Frankfurt, 19 tetor - Arritjen e gjeneratës së re të modelit Audi A3 mund ta presim gjatë vitit të ardhshëm.
Noviteti blerësve të tij do të duhet tu ofronte përmirësime të dukshme në çdo aspekt, dhe në radhë të parë bëhet fjalë për dizajnin, pajisjet dhe motoriken, ku vlen të përmendet edhe që në vitin 2013 pritet të arrijë edhe versioni hibrid dhe ai elektrik.
Në ofertë pritet të gjendet disa versione të karrocerisë. E para në treg do të duhej të arrinte versioni coupe, ndërsa do të pasojnë ai Sportback me pesë dyer dhe versioni cabrio. Për herë të parë në dispozicion do të jetë edhe versioni limuzinë.
Cabrio sipas njohurive të tanishme do të duhej të bazohej në versionin limuzinë me hapësirën më të zgjatur ndërboshtore. Në fotografitë e publikuara mund të shohim si do të duhet përafërsisht modeli i ri ai A3, kur të vijë në treg për më pak se një vit.
Është e dukshme se ndikimin më të madh e ka koncepti paralajmërues i limuzinës kompakte, të cilën Audi e prezantoi në sallonin e kaluar në Gjenevë.
Enterieri do të duhej të vazhdonte hapave të ofertës së tanishme të Audi-së, me theks në rritjen e cilësisë së përpunimit dhe të hapësirës më të madhe në krahasim me gjeneratën paraprake. Po ashtu, pajisjet, sidomos ato që i quajmë infotainment, do të duhej të jenë dukshëm më të pasura se pajisjet e paraardhësit.
Oferta e motorëve do të përbëhet nga ata 1.2, 1.4, 1.8 dhe 2.0-litra turbo benzinë, fuqia e të cilëve sillet nga 105 deri 220 KF, derisa motorët me naftë do të jenë ata 1.6 dhe 2.0-litra që zhvillojnë ndërmjet 115 dhe 170 KF. Po ashtu në ofertë do të gjendet edhe motori 1.6 eTDI i cili me fuqinë prej 100 KF do të mundësojë harxhimin mesatar prej 4 l/100 km.
Falë pezullimit të avancuar dhe shasisë, modeli i ri A3 do të ofrojë shkallën më të lartë të sigurisë dhe komfor më të madh. Përndryshe, ky model do të bazohet në platformën e Volkswagen-it, atë MQB, e cila mundëson vendosjen e tërheqjes në rrotat e parme dhe në të katër rrotat.
Zvogëlimit të masës në radhë të parë do ti kontribuojë numri më i madh i pjesëve nga alumini, kështu deri në prodhimin e tij përfundimtar mund të presim aftësi më të përmirësuara të ngasjes.