28 Mars 2024

Arrihet marrëveshja për ndërprerjen e grevës së këshillit protestues të “Trepça”

Mitrovicë, 13 korrik - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ishte pjesë e takimit të përbashkët me zv. ministrin e Ministrisë së Ekonomisë, Mentor Arifaj, menaxhmentin dhe bordin e ndërmarrjes publike “Trepça” Sh.A, si dhe këshillin protestues të kësaj ndërmarrje.

Takimi është mbajtur në ambientet e ndërmarrjes “Trepça” Sh.A, dhe temë diskutimi ishte pakënaqësitë e protestuesve lidhur me procesin e fundit të punësimit në kombinatin “Trepça”, të cilët përmes protestave kërkojnë sistemimin e tyre në punë.

Pas diskutimeve të zhvilluara mes akterëve në takim, u arrit marrëveshja që të ndërpritet greva e këshillit protestues, dhe të fillojnë procedurat ligjore për kërkesën e tyre, me ç’ rast Qeveria e Kosovës do të trajtoj me seriozitet të plotë, duke u bërë zgjidhje në çështjen e punësimit të tyre deri në fund të këtij viti.

Kryetari Bahtiri ka falënderuar zv. Ministrin dhe Ministrinë e Ekonomisë për ofrimin e mbështetjes në gjetjen e zgjidhjes afatgjate të 154 protestuesve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)