Anija turke nis eksplorimin e naftës në Detin Mesdhe

Stamboll, 21 tetor - Anija eksploruese turke Piri Reis, e cila bën hulumtime sizmike në emër të Republikës Turke të Qipros së Veriut, nisi sërish lundrimin për të mbledhur të dhëna të reja sizmike.
Anija i kishte ndërprerë punimet eksploruese për shkak të kushteve të këqija të motit. Sot në mëngjes Piri Reis u nis nga porti Gazimagusa e Qipros së Veriut.
Në qoftë se moti do të jetë i përshtatshëm parashikohet që anija Piri Reis ti përfundojë brenda 10 ditëve punimet për grumbullimin e të dhënave sizmike në zonën që ndodhet në jug të ishullit dhe emërtohet si \"Pika G\".