Ahmeti, Sejdiu & Aliu favorizuan oligarkët e ndërtimit
Prishtinë, 8 nëntor - Disa shoqëri të krijuara të ndërtimit, që kishin filluar punët e tyre të mbështetura nga SHIK dhe klani i inkriminuar "Pronto", pas vitit 2008 e deri më sot , u lidhën shumë shpejt me zyrtarët e Urbanizmit dhe krerët e Lëvizjes "Vetëvendosje" në Komunën e Prishtinës, dhe përmes interesave të dyshimta po marrin leje ndërtimore, duke u bërë njëshi dhe monopol në fushën e ndërtimeve të larta kolektive e afariste në kryeqytet,raporton Gazeta Kosova Sot
Një numër i madh i kompanive ndërtimore, që merren me fushën e ndërtimit të objekteve dhe të infrastrukturës, e kanë nisur veprimtarinë e tyre në biznes, duke filluar nga hiçi, me vetëm një lopatë dhe një karrocë dore, dhe brenda një kohe shumë të shkurtër ato janë forcuar aq shumë, saqë marrin vazhdimisht tenderë publikë në saje të lidhjeve me pushtetin aktual.
Vazhdon të mbetet një mister i madh se si dhe në çfarë kushtesh ndodhi që disa shoqëri të krijuara të ndërtimit, që kishin filluar punët e tyre të mbështetura nga SHIK-u dhe klani i inkriminuar \"Pronto\", pas vitit 2008 deri më 2013, ndërkaq që të njëjtat si ish-shoqëri u lidhën shumë shpejt me zyrtarët e Urbanizmit dhe krerët e Lëvizjes \"Vetëvendosje\" në Komunën e Prishtinës, të cilët për tre vjet rresht janë lidhur ngushtë me interesa të dyshuara dhe po marrin leje ndërtimore, duke u bërë njëshi dhe monopoli i ndërtimeve në fushën e ndërtimeve të larta kolektive e afariste në kryeqytetin e udhëhequr nga treshja: Ahmeti & Sejdiu dhe Liburn Aliu .
Por, si dhe pse shoqëritë e njohura si të SHIK-ut tani u bënë pjesë e kësaj trio udhëheqëse në Prishtinë dhe mbi bazën e cilave pazare edhe marrëveshje të inkriminuara janë bërë dhe cilat në fakt janë lidhjet edhe të mëparshme të afërta mes SHIK-ut dhe një segmenti të udhëheqjes së Lëvizjes \"Vetëvendosje\" për pushtet dhe ndarje të interesave përfituese dhe zhvatëse, deri edhe kriminale?
Lidhjet zhvatëse me pushtetin Këto kompani financojnë edhe fushatat politike që pastaj edhe shpërblehen me tenderë zhvatës të buxhetit të shtetit. Ato tashmë kanë krijuar pasuri qindra milionëshe dhe janë bërë kompani monopoliste që nuk u konkurron askush, ato edhe përcaktojnë edhe \"rregullat e lojës në tregun e mbyllur nga krimi\", sepse e kanë gjetur mënyrën më të mirë të zhvatjes e përfitimit, duke shpërblyer pushtetarët në pushtetin qendror dhe sidomos në atë komunal, ku jepen lejet e ndërtimit kriminal.
Shumica e tyre janë krijuar pas pavarësisë së Kosovës dhe ardhjes së klanit \"Pronto\" në pushtetin e inkriminuar pas vitit 2008. Nisur nga kjo, ato janë bërë sot kompani monopoliste dhe të njëjtat kompani po i marrin në shumicën e tenderëve qeveritarë, duke qenë të ndihmuara nga drejtuesit e SHIK-ut dhe të klanit \"Pronto\".
Analistët thonë se këto kompani po financojnë edhe fushatat politike, që pastaj edhe po shpërblehen me tenderët zhvatës të buxhetit të shtetit. Atyre nuk mund t\'u konkurrojë askush, sepse i kanë lidhjet e forta me pushtetin.
Sipas analistëve, shumica e këtyre kompanive janë krijuar pas pavarësisë së Kosovës, dhe ardhjes në pushtet të klanit \"Pronto\", që po e drejton pushtetin e inkriminuar pas vitit 2008.
Lidhur me çështjen, Arton Demhasaj, nga OJQ-ja \"Çohu\", u shpreh për \"Kosova Sot\" se ka shumë kompani që janë krijuar nga viti 2008 e këtej, pas shpalljes së pavarësisë, kur erdhi në pushtet PDK-ja e që kanë marrë shumë tenderë, saqë kanë bërë një kapital shumë të qëndrueshëm.
\"Këto kompani kanë dhënë mijëra euro për fushata politike dhe kanë marrë miliona euro përmes procesit të tenderimit publik. Tash këto kompani kanë arritur në nivel të lartë të kapitalit dhe mund të krijojnë edhe monopol\", është shprehur Demhasaj.
Ai ka shtuar se është e dyshimtë se si këto kompani, në krahasim me të tjerat që operojnë në tregun e ndërtimtarisë, kanë marrë aq shumë tenderë. Këtë diferencë, sipas tij, ka mundur ta bëjë vetëm afërsia me politikën.
/Kosova Sot/