23 Dhjetor 2024

Agjencia e Punësimit ofron kontrata pune me mundësi bashkëfinancimi

Mitrovicë, 4 korrik - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, vizitoi sot Zyrën e Punësimit në Mitrovicë, me ç\'rast ka shpërndarë marrëveshjet për kandidatët përfitues në projektin “Promovimi i Punësimit për të Rinj”.

Ky projekt është realizuar në bashkëpunimin në mes të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe GIZ-it.

Ministri Abrashi tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe në priroritetet e MPMS-së, mbetet vazhdimisht dhënia e shanseve dhe hapësirave për gjeneratat e reja për të inkurajuar punësimin e të rinjve dhe zhvillimin e sektorit privat.

Projekti është i ndarë në dy skema, ku në skemën e parë do të krijohen kontrata pune 12- mujore, me mundësi bashkëfinancimi për gjashtë muaj (në 50% të pagës bazë bruto), ku përfitues janë: pjesëtarët e minoriteteve, personat me nevoja të veçanta, të riatdhesuarit, etj.

Ndërsa në skemën e dytë, do të ofrohet punë praktike në këta sektorë: atë të IT-së, përpunimit të drurit dhe përpunimit të metaleve, me kohëzgjatje gjashtë muaj dhe mundësi pagese nga 150 euro në muaj.

Në këtë projekt, në rajonin e Mitrovicës kanë përfituar afër 90 punëkërkues.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)