Agani: Menaxhimi i mbeturinave, sfidë për të gjitha institucionet
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve dhe kompanive që merren me menaxhimin e mbeturinave në Kosovë.
Tema kryesore e këtij takimi ishte zgjidhja e problemeve në sektorin e menaxhimit të mbeturinave, dhe mundësia e investimeve në reciklim dhe trajtim të duhur të të gjitha llojeve të mbeturinave në Kosovë.
Ministri i MMPH-së, Ferid Agani, ritheksoi se çështja e menaxhimit të mbeturinave mbetet ende sfidë për të gjitha institucionet në Kosovë.
Prandaj shtoi se ka ardhur koha që ky sektor të futet në partneritetin publiko privat (PPP), ngase mbeturinat janë aset i shtetit të cilat duhet të ofrohen në dispozicion të investitoreve, ku me këtë proces do të kemi rritje ekonomike, hapje të vendeve të reja të punës dhe përmirësim të gjendjes së mjedisit në Kosovë.
Të pranishmit falenderuan ministrin Agani për angazhimin e tij që sektori i mbeturinave në vend, të përmirësohet dhe të vihet në binarët e duhur.