19 Prill 2025

AAK: Trepça të mbrohet me të gjitha mjetet në dispozicion

Mitrovicë, 20 janar - Përfaqësues deputetësh të GP të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, vizituan sot minatorët grevistë, në ambientet e tyre në Minierën e Stantërgut. Në mesin e tyre qëndruan kryetarja e Grupit Parlamentar, Donika Kadaj-Bujupi dhe deputeti i AAK-së, Dr. Pal Lekaj.

Në takim me deputetë e Aleancës, minatorët grevistë ngritën një kërkesë fillestare, që brenda 24 orëve Kombinati “Trepça” të kthehet nga ndërmarrje shoqërore në ndërmarrje publike.

Ishte qëndrim i përbashkët që “Trepça”, si aset kryesor për zhvillim ekonomik dhe simbol i rezistencës për Kosovën, të mbrohet me të gjitha mjetet në dispozicion.

Deputetët e Aleancës panë një gatishmëri tek punëtorët që të qendrojnë tutje në marrjen e veprimeve, deri në triumfin e të drejtës për “Trepçën”.

Minatorët falendëruan deputetët për qëndrimet e tyre, dje, në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe për viziten sot në minierë. Ata shprehën mllefin ndaj vendimeve të gabuara të Qeverisë së Kosovës dhe të deputetëve të cilët i votuan ato propozime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)