24 Dhjetor 2024

5 kompani nga Kosova në Panairin Ndërkombëtar të Mobilerisë në Tiranë

Prishtinë, 10 mars - Produkte të ndryshme nga druri dhe metali që prodhohen në Kosovë do të jenë të ekspozuara në Panairin Ndërkombëtar të Mobilerisë që mbahet në Tiranë në datat 11 – 14 mars 2016 në Pallatin e Kongreseve.

Pesë kompanitë e Kosovës që marrin pjesë në panair janë: Lesna, Daqa, Sharra, Koba dhe Hoti.  Këto kompani sjellin për bizneset dhe klientët e interesuar linja të ndryshme të produkteve: dyer dhe dritare, tryeza, lodra druri dhe metali për mjedise të hapura dhe të mbyllura, dyer ndarëse prej druri për hapësira të ndryshme dhe elemente për enterier.

Tashmë ekziston një traditë e fortë e pjesëmarrjes së kompanive të Kosovës në Panairin Ndërkombëtar të Mobilerisë në Shqipëri. Madje disa prej kompanive që ekspozojnë këtë vit, nuk e kanë për herë të parë. Arsyeja kryesore që kompanitë rikthehen në këtë panair është jo vetëm mundësia e ekspozimit të produkteve, por dhe rezultatet konkrete të arritura në vitet e kaluara.

“Panairi Ndërkombëtar i Mobilerisë në Shqipëri është i një rëndësie të veçantë për zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve të biznesit ndërmjet dy vendeve” thotë Arieta Vula-Pozhegu, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës. Sipas saj, Shqipëria është treg mjaft tërheqës dhe fitimprurës. “Ky panair paraqet një mundësi më shumë për kompanitë nga Kosova që të zgjerojnë tregun e tyre në rajon dhe të rrisin shitjet”.

Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës është themeluar në vitin 2004 për të mbështetur përpunuesit e drurit në Kosovë dhe për të promovuar industrinë e përpunimit të drurit në vend.

Pjesëmarrja e kompanive u mbështet edhe nga programi EMPOWER Sektori Privat i USAID-it dhe Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë KIESA.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)