32 minatorë kinezë e humbën jetën pas shpërthimit nga gazi
Pekin, 4 dhjetor - Autoritetet kineze e kanë konfirmuar se së paku 10 minatorët e ngujuar në një minierë të qymyrit kanë vdekur, duke e rritur numrin e viktimave në 32 të vdekur në tërësi, në Kinën veriore.
Konfirmimi i rasteve të fundit është dhënë një ditë pas një shpërthimi të shkaktuar nga gazi në minierën e qytetit, Chifeng.
Ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e 22 minatorëve pothuajse menjëherë pas shpërthimit.
Në tërësi kanë qenë 181 minatorë që ishin duke punuar nën tokë kur ka ndodhur shpërthimi.
Agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua raporton se 149 minatorë kanë arritur të shpëtojnë.